Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen në vendin tonë. Sipas parashikimit të bërë nga SHMU, ditët me diell që ngjasonin me pranverën, do të duhet që t’i harrojmë, pasi moti i mirë do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe.
Më e vështirë do të jetë situara në qarqet Shkodër e Gjirokastër, ku reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë. Megjithatë parashikohet një ndërperje e përkohshme ditën e mërkurë, për t’u kthyer një ditë më pas por me intensitet të ulët.
Të premten pritet që moti të “zbutet”, dukë lënë në fundjavë mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore. Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore.
Diskutime rreth kësaj post