Dafina është një ndër këngëtaret më premtuese të estradës shqiptare.
Ajo ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për mbështetjen e kauzave të ndryshme, ndërkohë që së fundmi ajo ka vendosur të flasë për problemet e shëndetit mendor.
Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja shprehet se nuk është turp të flasësh për probleme të tilla apo trajtimin tek psikologu.
Një temë të një rëndësie të tillë, që prek shumë njerëz, këngëtarja ka vendosur ta trajtojë ndërthurur me muzikë.Të paktën këtë ka lënë të kuptohet përmes disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale.
Bashkëngjitur mesazhit, autorja e hitit “Aman” ka shtuar hashtagun #Duro që siç duket, do të jetë titulli i projektit më të ri.
Postimi i Dafinës:
“Nuk është ‘turp’ me shku te psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je! Nuk është ‘turp’ me thonë NUK DUA! Dhe m`u shpreh në qoftë se dikush t’ka keqpërdor”, shkruan Dafina.
Diskutime rreth kësaj post