Kandidati për deputet i LSI, Endrit Braimllari gjatë një takimi në Maliq ka folur për programin e partisë për këtë fushatë zgjedhore.
Braimllari thotë se LSI është partia që e mban fjalën pasi hap vende pune, teksa është ndalur tek pikat për fermerin dhe zerimin e TVSH-së për produktet ‘’Made in Albania’’.
Gjithashtu ai ka akuzuar kryebashkiakun e Maliqit,Gëzim Topçiun për emërimet në administratën e Maliqit në prag të zgjedhjeve, ndërsa ka paralajmëruar se janë shumë dosje që duhet t’i drejtohet SPAK-ut për këtë person.
Deklarata e Braimllarit:
‘’Janë shumë dosje që duhet t’i drejtohen SPAK-ut, për kryetarin e Bashkisë së Maliqit, për abuzimet me ndihmën ekonomike, për abuzimet me fondet publike, por mbi të gjitha për abuzimet me administratën e bashkisë.
Administrata e Maliqit më e madhe se një administratë e një Bashkie shumë herë më të madhe. Pse? Sepse emërimet për interes fushate bëhen pa kriter, në kundërshtim me ligjin. Kemi shumë program të fortë si LSI. Personalitete shumë të forta, programi i LSI është shumë i prekshëm për të gjithë.
Dy pika, e para për fermerin ku kthehet e gjithë vëmendja. Ku krijohen kushtet dhe mundësitë për subvencione. Një ndër pikat kryesore ka të bëjë me TVSH 0 për produktet Made in Albania.
Për të rikthyer të rinjtë këtu, në Shqipëri. LSI është partia që e mban fjalën, dhe hap vende pune. Ky është qëllim kryesor. Të krijojmë vende punësimi. ‘’- tha Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post