Kandidatja për deputete nën siglën e partisë së re “Nisma Thurje”, Rudina Hajdari sot ka vizituar qytetin e Prrenjasit, ku ka biseduar me qyetatrët.
Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet si shitëse në tregun e fruta-preimeve, duke u shërbyer qytetarëve.
Teksa ka postuar videon Hajdari shkruan se shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e t’i kthehet qytetarëve.
“Puna e ndershme është vyrtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal. Shërbeva sot si shitëse në tregun e Përrenjasit e pata fatin të bisedoj me qindra tregtarë e qytetarë.
Shqipëria duhet ti kthehet njerëzve të ndershëm e punëtorë, duhet ti rikthehet vlerave. Shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ti kthehet qytetarëve. Do ta bëjmë së bashku,” shkruan Hajdari në postimin e saj.
Video:
Diskutime rreth kësaj post