Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomares në Sarandë. Rama ka qenë i shoqëruar nga deputeti socialist Alket Hyseni, dhe gjatë rrugës së lungomares ka vënë re disa ndërtesa që i kanë “vrarë” syrin.
Hyseni i tha se janë pa leje që nga koha e PD, por Rama “u nxeh” dhe iu kthye keq, duke dhënë dhe urdhrin për prishjen e tyre.
Pjesë nga biseda
Rama: Duhet sistemuar kjo këtu, të bëhet siç është për t’u bërë. Po nëqoftëse do bëhet kjo, i bie të ketë shpronësim këtu.
-Kjo është ajo pjesa që të thamën
Rama: Këto janë ndërtuar pa leje me siguri
Hyseni: Po në kohën e PD-së.
Rama: Po leje më tashi në kohën e PD-së, kjo dihet. Kjo e gjitha do të hiqet, dhe aty do të bëhet një zonë e bukur, do të jetë një destinacion turistik fantastik. Dhe palmat mos të hiqen mos i prisni.
Diskutime rreth kësaj post