Drejtuesi politik i Partisë Demokratike të Qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, ka zhvilluar një takim me mbi 100 të rinj të FRPD në Ksamil!
Në fjalën e tij zoti Leskaj u ka prezantuar të rinjve të pranishëm programin e PD për rininë, të cilin ai e karakterizoi si “program ambicioz, realist, pro rinisë, pro Shqipërisë!”!
“Të rinjtë e Sarandës dhe Ksamilit janë pjesë e rinisë së Shqipërisë, që kjo qeveri i vrau shpresën dhe të ardhmen në këto 8 vjet!
Janë rini e cila kërkon dhe meriton ndryshimin që do të vijë nga vota e tyre në 25 prill!”, u shpreh Leskaj.
Gjatë takimit ai u është referuar edhe fjalëve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në prezantimin e Programit për rininë:
“Mbi 50% e shqiptarëve të moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga vendi! Kjo katastrofë është edhe më e madhe, kur pyet moshat 19 deri 27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë! 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më. Ky është një brez i tërë i humbur. Braktisen prindërit, braktisen vëllezërit dhe motrat, familjet shkatërrohen, sepse njerëzit me të drejtë nisen në kërkim të një të ardhme më të mirë. Kjo është katastrofë kombëtare”.
Gjatë bashkëbisedimit të tij me të rinjtë, zoti Leskaj u ka thënë se Partia Demokratike do të frenojë me programe të qarta emigrimin masiv të rinisë, duke investuar tek e ardhmja e tyre, te arsimimi, te punësimi.
“PD do ta zgjidhë çështjen e papunësisë masive për të rinjtë. Nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim.
Kjo nis me shkollat, ku të rinjtë do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta”, është shprehur Leskaj.
Gjatë sqarimit të programit të rinjtë kanë pyetur edhe për çështje, të cilat lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe mundësitë që PD u ofron në qeverisjen e nesërme.
“Sikundër thuhet në programin e saj, Partia Demokratike angazhohet të ulë emigrimin e sotëm biblik te rinisë sonë.- deklaroi Leskaj, duke analizuar me të pranishmit, pikat kryesore të programit për rininë dhe arsimin.
Deklarata e Leskaj:
– Nëntë në dhjetë studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për studimet e tyre Bachelor dhe Master.
Për ata me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj, do të ketë përgjysmim të tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta.
PD garanton se nuk do të ketë të rinj, që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre!
Për të rinjtë që krijojnë familje, për çiftet e rinj, PD do të subvencionojë përqindjet e interesave të kredive të tyre për shtëpi.
PD do të rrisë cilësinë e arsimit, duke e vendosur INOVACIOININ në krye të listës së përparësive.Ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.
Qeveria e PD-së, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijojë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin, sidomos të të rinjve!”
Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë është angazhuar përpara të rinjve në Ksamil se PD do të bëjë ngrehinë reale katërkëndëshin e së ardhmes për të rinjtë: Punë, arsim, mundësi, profesion.
Në takim, ka mbizotëruar entusiazmi, angazhimi i rinisë dhe besimi për fitoren e 25 prillit!”-shprehet Leskaj.
Zoti Leskaj i ka ftuar të rinjtë, që me votën e tyre të bëhen pjesë e ndryshimit në datën 25 prill dhe të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur.
“Vota e të rinjve duhet të jetë dhe do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen.
Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptar.
Partia Demokratike do të bëjë më mirë për të gjithë, për çdo shqiptar e në veçanti, për rininë tonë!
Është premtimi dhe detyrimi ynë!” ka përfunduar Leskaj, bashkëbisedimin me të rinjtë.
Diskutime rreth kësaj post