Partizani shfrytëzon në maksimumin “dhuratën” e bërë nga Laçi, thyen mallkimin 6-vjeçarë në Ballsh duke marrë një fitore e cila ndez akoma më shumë garën për titull. Të kuqtë ngushtojë diferencën në vetëm gjashtë pikë duke ndjekur nga pranë Vllazninë kryesuese. Ashtu siç pritej transferta kundër Bylis rezultoi një 90-minutësh jo i lehtë.
Video:
Alban Hoxha bëri heroin në pjesën e parë duke pritur një 11-metërsh në minutën e 40-të. Pjesa e dytë nisi me gol ku Çinari fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke kaluar Partizanin në avantazh.
Video:
Gjërat u ndërlikuan më shumë për ekipin vendas teksa në minutën e 73-të mbetën me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq të Ymeralilaj. Të kuqtë përfituan nga epërsia numerike dhe pak minuta më vonë Tedi Cara dyfishojë shifrat.
Video:
Bylis u përpoq të mos dilte pa pikë duke rihapur ndeshjen në minutën e 86-të me Carkanjin që ngushtoi shifrat në 1-2 por vetëm kaq, në fund festa ishte e gjitha për të besuarit e Ilir Dajës.
Video:
Vijon ecurinë pozitive edhe Tirana, me Shehin në stol siguruan fitoren e dytë radhazi. Në shtëpinë e tyre, në stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë e nisën me këmbën e duhur duke gjetur golin e epërsisë që në minutën e 10-të. Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, me një predhë nga jashtë zonës realizoi një gol të bukur, i dytë radhazi pas Apolonisë. Tetë minuta më pas ishte Hoxhallari i cili dyfishojë shifrat duke e zgjidhur më shpejt seç pritej këtë përballje.
Video:
Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund me kampionët në fuqi që ngushtojnë diferencën me kreun në 11 pikë.
Diskutime rreth kësaj post