Mos u çudisni nëse modelen dhe ish-banoren e Big Brother-it, Françeska Jaçe e shihni pjesë të politikës. Këtë na e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një interviste 60-sekondëshe në Prive.
E pyetur nëse është e majtë ose e djathtë, Jaçe tha:
“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”.
Më tej, ajo tregoi momentin më të frikshëm në jetë:
“Kur kam bërë aksident para disa muajsh”.
A ekziston mundësia që Françeska të kthehet sërish në Big Brother?
“Varet nga sasia e parave që më ofrojnë”.
Po kështu, ndër të tjera, modelja u pyet se me kë prej shoqeve nuk flet më.lk
“Me disa prej tyre, dy”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post