Avokat Idajet Beqiri në 11 janar 1991 themeloi partinë Uniteti Kombëtar. Mirëpo sat pas 30 vitesh numri i partive është rritur dhe për këtë fakt Beqiri është i kënaqur, por shikon si problem se ndërkohë që numri i partive rritet zvogëlohet popullsia.
-Partitë kryesore në këtë vend u krijuam aq shumë parti sa në raport me popullsinë është parti-mania. Dhe është e tmerrshme se janë shumë.
-Ka kaluar numri 100 në gjykatë për partitë e regjistruara?
-Po, po janë 120 e ca parti të regjistruara dhe duke qenë ky numër kaq i madh…
-Domethënë rritet numri i partive, zvogëlohet numri i popullsisë.
-Kjo është e keqja më e madhe dhe pastaj ka plot parti që realisht janë fantazma dhe nuk japin asnjë lloj kontributi, përkundrazi, ndonjëherë e bëjnë edhe më të zezë se ç’është klimën politike me diçka që hedhin me papërgjegjshmëri etj. Në këtë aspekt kjo e ka një të mirë se këto parti ngelen përsëri në hije dhe as nuk arrijnë dot që të regjistrohen në KQZ që të futen dhe të konkurrojnë, kështu që vetvetiu ato bien dhe shkojnë në drejtim të paditur as vetë, as vetë nuk e dinë si do jenë nesër , por nga ana tjetër ajo ka dhe një të keqe sepse në këtë numër të madh partish që janë , ka dhe parti që mund t’i japin diçka jetës politike në vend. Ka parti politike që kanë elementë qoftë edhe individual në këto forca që mund të jenë të vogla, por po t’i marrësh dhe t’i analizosh kanë elementë interesantë.
Diskutime rreth kësaj post