Monika Kryemadhi e shqetësuar për shkrirjen e partisë së saj LSI, po ‘lëviz çdo gurë’ duke u përpjekur që ta mbajë atë në skenën politike.
Mirëpo ndërkohë që në deklarata publike i dërgon mesazhe të ‘koduara’ kreut të PD, Lulzim Basha dhe marrëdhëniet mes tyre duke në disa raste të tensionuara, nga ana tjetër Kryemadhi fotografohet me bashkëshorten e Lulzim Bashës.
Ditën e djeshme kryemadhi është shfaqur në një takim kokë më kokë me bashkëshorten e kreut të PD, Aurela Bashën.
Në foton e publikuar në media, Kryemadhi dhe bashkëshortja e Bashës, shfaqen duke bashkëbiseduar në një lokal.
Të dyja duken të përqendruara në bisedën e tyre që mund të jetë politika e ditës, zgjedhjet apo edhe çështje të tjera familjare.
Diskutime rreth kësaj post