Pas Beratit, edhe në Vlorë ka pasur një largim masiv të të rinjve të LRI të cilët i janë bashkuar PS. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë së PS-së.
Gjiknuri vlerësoi vendimin e të rinjve për të ju bashkuar radhëve të Partisë Socialiste të Vlorës. Ai insistoi se në rradhët e Partisë Socialiste nuk ka asnjë paragjykim për ata që duan ti bashkohen dhe kontribuojnë për këtë forcë politike dhe se dyert do të jenë të hapura.
“E ardhmja juaj është me zhvillimin e Vlorës dhe me partinë që i ka bërë më shumë Vlorës. Ne nuk e kemi me propagandë, ne e kemi me vepra. Vlora po ndryshon përditë. Qyteti që të ketë të ardhme do të rinj që të jenë të angazhuar në politikë, të angazhuar në jetën sociale, të angazhuar në ndryshimet që po ndodhin në Vlorë. Prandaj, pjesëmarrja juaj duhet të jetë sa më e madhe dhe duhet të sillni sa më shumë shokë e shoqe.
Keni bërë zgjedhjen e duhur pasi e thashë, ne nuk e kemi me fjalë. Ka shumë njerëz që thurin poezi në emër të Vlorës, ka shumë njerëz që e përmendin Vlorën por le të tregojnë me gisht se çfarë kanë bërë në të kaluarën për Vlorën. Njerëzit dinë të krahasojnë. Nuk mundet të besohet një njeri që të shet të ardhmen pa treguar se çka bërë në të kaluarën. Nuk besoj se asnjë forcë tjetër do mund ti vërë gishtin një gjëje themelore ndryshuese që ka bërë për Vlorën përveç Partisë Socialiste”, tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post