E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, deputetja e opozitës Rudina Hajdari foli më tepër për profesionin e saj si politikane, përdorimin e gjuhës jo verbale, mimikat dhe zërin e lartë që e ka karakterizuar shpesh herë në seancat në parlament.
Ajo u shpreh se gjithçka vjen si pasojë e tensionit që krijohet gjatë komunikimit dhe shpesh herë gjestikulacioni vjen në mënyrë të natyrshme.
Por a bëjnë trajnime dhe kurse politikanët shqiptarë për të komunikuar me publikun jo vetëm me fjalët e tyre, por edhe me gjuhën e trupit?
“Në fillim po, ka qenë një periudhë sidomos fakti që erdha nga një periudhë shumë e gjatë jashtë dhe nuk isha shumë e ambientuar me mënyrën se si jepeshin fjalimet apo edhe emocionet që kisha normalisht të gjitha këto i ndjeja si përgjegjësi dhe peshë të madhe që duhet patjetër të performoja në një mënyrë perfekte dhe kjo e bëri pritshmërinë më të lartë dhe u mora goxha me veten. Pastaj mësohesh dhe kupton që edhe gabimet janë pjesë e jetës edhe nuk besoj se nuk ndikohem aq shumë pra dhe nga kritikat” – u shpreh deputetja e opozitës Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post