Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur për aktin e parë që do të bëjë në rast se vjen në pushtet pas 25 prillit. Basha u përgjigj se plani ekonomik është parësor.
“Akti i parë dhe nuk do jetë vetëm një akt, do jetë plani ekonomik, për taksat, shërbimet për fermerët e tjerë.
Do të jenë një seri vendimesh që do kenë vetëm një qëllim. Paratë në duart e shqiptarëve, në xhepat e shqiptarëve dhe jo në një grushti oligarkësh.
Anulimi i një sërë masash që rëndojnë shqiptarët. Pa diskutim pjesë e kësaj do të jenë edhe një seri masash dhe ligjesh të cilat do të zhbëjnë këtë klimë mbytëse që Edi Rama dhe qeveria e tij kanë krijuar për ekonominë, për njerëzit, për shëndetësinë, për arsimin, për mediat. Pra anulimi i një sërë masash të padrejta të cilat rëndojnë sot mbi shqiptarët dhe pa diskutim vënia në lëvizje e programit tonë në të gjitha rrafshet që ju përshkrova më sipër. Këto pa diskutim do të jenë vendimet e ditëve të para”,– tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post