Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është përplasur me juristin Ledio Braho me të cilin ka diskutuar lidhur me votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.
I ftuar në emisionin “Open”, Braho i ka kërkuar ministrit që të pranojë faktin se votat e emigrantëve mund të mos “lexohen” siç duhet duke shkaktuar reagimin e Majkos. Ky i fundit, është shprehur se Shqipëria numëron rreth 500 mijë persona me pasaportë europiane, duke shtuar se mendon që nuk mund t’u bëjë askush presion.
Pjesë nga emisioni:
Pandeli Majko: Zotëria thotë edhe me zarf manipulohet kjo punë. Me makthet e tyre unë nuk merrem.
Ledio Braho: *ndërhyn
Pandeli Majko: Ka mundësi ta vazhdoj unë?
Ledio Braho: Mos bëni sikur vini nga Zvicra.
Pandeli Majko: O trim nuk të kam ndërprerë fare.
Ledio Braho: Nuk ka nevojë për epitet
Pandeli Majko: Po trim të thashë o, sikur të thashë ndonjë fjalë…
Ledio Braho: Dakord, po s’ka nevojë.
Pandeli Majko: Nuk kemi pse i fyejmë shqiptarët jashtë, duke i thënë se në Kosovë nuk vidhet zarfi, ndërsa këtu po. Numri i shqiptarëve me pasaportë europiane po shkon gati gjysmë milionë jashtë Shqipërisë. Kemi të bëjmë me njerëz që nga niveli kulturor, ekonomik dhe social…nuk duan t’ja dinë për asnjë lloj presioni.
Diskutime rreth kësaj post