Avokati Spartak Ngjela është shprehur se të të korruptuarit janë të pashpresë. Ngjela paralajmëron zhvillime të reja ku thotë se çlirimi i Shqipërisë nga uzurpatorët dhe hajdutët e popullit është i garantuar deri në fund.
Postimi i Ngjelës:
“Pse duhet të mërziteni!
Të inkriminuarit në korrupsion i ka SPAK-u në kompetencë për t’i skualifikuar nga gara për deputet.
Të tjerët – pushtetarë, ministra e kryeministra – kudo ku janë, janë të akuzuar, por që ende nuk iu ka shkuar akuza.
Po SPAK, a është i gjithë, si institucion, me Shqipërinë dhe shqiptatët?
Po SPAK, a e di që garantimi i tij është i siguruar në Uashington?
Po SPAK, e di që, ata gjyqtarë, prokurorë dhe hetues që e përbëjnë si organikë institucionale, do të hyjnë në histori si shpëtimtarë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve?
Sigurisht që i di.
E pra, kjo është situata historike e momentit në Shqipëri…
Dhe të korruptuarit janë të pashpresë.
Pse?
Sepse çlirimi i Shqipërisë nga uzurpatorët, hajdutë të popullit shqiptar, është i garantuar deri në fund.
Kurse Shqiptatët po presin me ditë proceset e para, dhe sytë ndërkohë i kanë nga Uashingtoni dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.”, ka shkruar Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post