Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi u shpreh se nëse dikush gjen një tender të firmosur apo shpërdorim të parave publike nga vetë ai, do të japë dorëheqjen nga politika.
“Kjo fushatë është e veçantë për shkak të pandemisë. Është fushatë guerrilese. Pa mitingje pa miliona lekë të harxhuara për organizime. Unë jam tip që edhe pse jo pak herë kam qenë kandidat i PD-së, në 2001 kur pushteti i PS më ka marrë mandatin. Jam mësuar të bëjë një fushatë duke iu përshtatur formatit të vjetër. Unë nuk i dua votën atij që nuk i kam dhënë dorën. Jam në kontakte në çdo cep të Shqipërisë për LDSH duke mbyllur listat e kandidatëve. Unë kërkoj kandidatë që nuk janë sjellë nga Sigurimi i Shtetit apo hipokritë, por të drejtëpërdrejtë si Myslim Murrizi.
Para se të kaloj tek emrat, dua të garantoj se të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë, brenda LDSH-së kemi një lojë të ndershme me njëri-tjetrin. Myslim Murrizi nuk do jetë në Kuvend nëse nuk merr 1 votë më shumë se sa i fundit në qarqet ku do kandidoj. Të gjithë ata që janë ofruar tek LDSH, duhet të dinë që janë në garë të ndershme me njëri-tjetrin. Nëse unë do jem në Parlament, nuk do kemi asnjë deputet që do ketë më pak vota se ata që janë lënë jashtë. Më gjeni një aksion opozitar që donin largimin e Ramës dhe ka ndërhyrë për ta penguar Myslim Murrizi. Nëse ka ndodhur, atëherë do të thotë se Murrizi është faktor më i lartë se sa vetë opozita jashtëparlamentit. Më gjeni një protestë që është bërë që nga 23 qershori ndaj kësaj opozite. Murrizi nuk ka firmosur asnjë tender të taksapaguesve shqiptarë. Mark Markun nuk e njoh fare pasi nuk i përket PD-së nga 1997-2005 ku kishte luftë mes bandash. Nëse dikush gjen prej 30 vitesh një tender apo marrjen e një paraje publike, dhe Murrizi heq dorë nga politika”, tha Murrizi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post