Dy vitë më parë, Bamir Topi botoi një libër me shumë dëshmi tronditëse mbi veprimtarinë kriminale të politikës shqiptare, por sidomos të Sali Berishës.
Në libër Topi rrëfen edhe rastin e përplasjes së Berishës me Kreshnik Spahiun, kur ky i fundit ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë Këshill Berisha e përdorte si litar të lagur.
Topi thotë se Berisha i kërkonte t’i hiqte qafe Kreshnik Spahiun, i cili kishte nisur të bënte ca lëvizje që e shqetësonin Berishën. Kreshniku doli shumë shpejt kundër dhe krijoi Aleancën Kuq e Zi. Pas publikimit të kësaj dëshmie ka ardhur edhe reagimi indirekt i Kreshnik Spahiut.
“Bëni denoncim në SPAK. Ngrini aktpadinë në gjykatë”, i shkruan një qytetarë.
“S’kam asnje interes o mik. Ta zgjidhin ata mes vetes”, ka qenë kjo një përgjigjja e Kreshnik Spahiut.
Diskutime rreth kësaj post