Pritet të vijë në Shqipëri Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar do vizitojnë vendin tonë më 4 dhe 5 shkurt.
Kjo lëvizje vjen pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi. Sipas Anadolu Agency, Sentop do të pritet nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe analogu i tij Gramoz Ruçi në Tiranë. Më pas ai dhe delegacioni i tij do të priten nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
Në ditën e dytë të vizitës së tij, më 5 shkurt të premten ai do të vizitojë qytetin e Shkodrës, ku do të falë namazin e xhumasë në Xhaminë Qendrore të Shkodrës dhe do të vendosë kurorë lulesh në Përmendoren e Hasan Riza Pashës.
Sentop në Shkodër do të vizitojë gjithashtu medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Institutin Yunus Emre.
Vizita e kryeparlamentarit turk në Shqipëri vjen pas hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve, përmes një serë marrëveshjesh të nënshkruara nga Rama dhe Erdogan, me rëndësi në partneritetin strategjik.
Vizita e kryeministrit Edi Rama, është realizuar një muaj më parë në Ankara ku edhe është pritur me një ceremoni të posaçme.
Diskutime rreth kësaj post