Ministri i Diasporës, Pandeli Majko i thirrur në interpelancë lidhur me çështjen e votës së emigrantëve, është përplasur në Kuvend me deputetin e opozitës Kristaq Papa.
Majko iu kthye ashpër deputetit, duke i thënë se nuk e ka idenë se për çfarë flet.
“Nuk kam ardhur të dëgjoj dëngla nga njerëz që nuk e kanë idenë çfarë bëhet me diasporën. Vjen këtu dhe ulëret në parlament duke lëshuar lloj-lloj dënglash të pavërteta. Nëse do informacion për sa i përket furnizimit me libra, çfarë po bëjmë për të burgosurit, çfarë jemi duke bërë ne për të drejtën e votës që e sorollatin mospërgjigjet e opozitës? Çfarë kemi bërë ne për një histori që flet me zë të lartë? Ka disa gjëra që janë shumë të qarta zoti Papa ashtu siç i kam unë flokët e bardha dhe ti ke humbur kaçurrelat prej kohësh”, – tha Majko.
Sakaq, gjatë fjalës së tij Majko akuzoi opozitën për vonesat e krijuara për çështjen e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Gjithashtu, ministri kundërshtoi deklaratën e KQZ se duhet konsensus nga partitë politike për të siguruar votën e emigrantëve.
Majko u shpreh se realizimi i të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendin është detyrim ligjor.
Diskutime rreth kësaj post