Gazetari Arsen Rusta i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari, e cila ngatërroi dje numrin e liqeneve në Belsh, duke thënë se “janë 700 liqene në Belsh“, dhe më tej kërkoi që kjo gafë të pritej edhe nga emisioni Expuls, ku ishte e ftuar.
Rusta, me origjinë nga Belshi, i kërkon Hajdarit përmes rrjeteve sociale, që përtej lapsusit që mund të jetë njerëzor, partia e saj të zgjedhë si kandidat në këtë zonë, dikë që e njeh nga afër situatën, dhe jo të deleguar që nuk kanë lidhje me Dumrenë dhe Belshin.
Ai sqaron se nuk janë 700 liqene, por janë 85 liqene dhe ujëmbledhësa, në Dumre dhe jo në Belsh.
Reagimi i plotë:
“Pesha e Votës
Për të gjithë Belshakët dhe jo vetëm. Lapsuset janë njerzore, por në vend të një përfaqësuese nga Tirana apo caktuar pa pëlqimin tuaj. Është më mirë një djalë apo vajzë e zonës se kushdo tjetër. Lapsusi i Rudinës nuk tregon vetëm mos njohje, por vizitë vetëm për vota në Belshin tonë. Jam shumë pro të zgjidhen edhe alternativa të tjera nga figurat aktuale, por ska pse që të përkahet dikush që se lidh asgjë me Dumrenë.
700 lieqene
70 liqene
JO Rudinë, 85 liqene dhe ujmbledhësa. Nuk i ka bashkia Belsh i ka Dumreja. Kanë qenë e janë aty, janë të gjithë natyral, karstik. Ka edhe aquakulturë Pak më shumë respeket për Belshin mqs jemi në kohë fushate.
#përbelshin.
https://www.facebook.com/arsen.rusta.7/videos/3612668368848156
Dje, Rudina Hajdari shtoi një tjetër ‘gafë’ në listën e saj. Duke folur për kandidaturën e saj në Elbasan, qark ku ajo garon, Rudina Hajdari tha se Belshi që ishte vizituar prej saj në po atë ditë ka 700 liqene.” – ka shkruar Rusta.
Diskutime rreth kësaj post