Zgjedhjet e 25 Prillit po afrojnë dhe gara ka nisur mes partive me kandidatët e tyre të përzgjedhur për të garuar. Kryeministri i vendit ka bërë me dije se qarku i Vlorës është e sigurtë për kandidimin e tij, por një tjetër qark që kryeministri thotë ‘se i kam një borxh të madh’ është Durrësi.
“Është process dhe sigurisht lista përfundimtare do të jetë ajo që do të çohet në KQZ. Ne kemi ligjin zbatojmë ligjin, përgjegjësia e kujdo që gënjen në vetëdeklarim është personale. Partia nuk është polici që të hetojë kush është i kriminalizuar. Nuk kemi asnjë mundësi të ngrejmë salla operative nëse dikush fsheh diçka në lidhje me dokumentacionin e tij.
Nuk bëj komente për emra të veçantë, pasi emrat e veçantë janë produkt i procesit të përzgjedhjes. Ky është problem më i vogël por është e sigurt që unë Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post