Pasi lidhja e Teas dhe Beartit u bë publike, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Erjon Geca ka bërë një deklaratë të fortë. Ai e ka akuzuar Tean për 3 lidhje gjatë emisionit, me Beartin, Andin dhe Arbrin.
“Lindin disa pyetje, pse nusja jonë mbajti 3 lidhje gjatë emisionit, njërin sekret, tjetrin për publik dhe tjetrin gjasme seriozisht? Kësaj pyetje mund t’i japë përgjigje dhe produksioni që ka qenë në dijeni të gjithçkaje por heshti. Atë sekretin e spostoi me lezet, këtë tjetrin e mbajti me zor se këta po merrnin klikime, kurse atë seriozisht e la në hije, të priste nusen jashtë. Pse mori në qafë dy personazhe, Arbrin dhe Andin, për lojën e pisët në bashkëpunim me nusen”, – ka shkruar ai mes të tjerash.
Ai i bën thirrje produksionit që të tregojë të vërtetën, ose ndryshe do ta thotë ai.
“Dhëndri është ai që mban unazën, dhe unazën e ka njëri, se cili thuajeni ju “produksioni”. Keni 24 orë kohë ose e them unë, se nusja jonë po luan lojë të dyfishtë. Unaza ndodhet diku tjetër jo aty”, – ka shkruar Erjoni.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post