Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një video ku shihet një baba që i lexon një libër djalit të tij të vogël.
Ai shkruan se “t’u lexosh fëmijëve është qejf dhe thelbësore”, ndërsa postimin e tij e ka ripostuar zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko.
“Patjetër. Sidomos kur libri përputhet me moshën e fëmijës”, – shkruan zv.ministrja, e cila ironizon kryedemokratin Lulzim Basha për foton që ai publikoi disa ditë më parë.
Në foton e Bashës shihej kryedemokrati që i lexonte një libër vajzës së tij, por në rrjet shpërthyen talljet për shkak se libri që Basha po lexonte ishte për fëmijë shumë të vegjël, ndërsa vajza e tij është 10 vjeçe.
VIDEO:
Definitely. Especially when the storybook matches the age of the kid 😁🤘 https://t.co/Goz1e7T5q5
— Romina Kuko (@RominaKuko) January 31, 2021
Diskutime rreth kësaj post