Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta janë të hapura edhe të shtunën, pasi rreth 800 mijë zgjedhësve u kanë skaduar këto mjete identifikimi, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Nga 3.5 milionë shqiptarë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit, rreth 800 mijë prej tyre jetojnë jashtë vendit ndërsa pothuajse 1/4 e popullsisë rrezikon të mos votojë në këto zgjedhje pasi u kanë skaduar mjetet e identifikimit.
Ndaj ministria e brendshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të aplikimit për të kryer procedurat e rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave.
“Ne punojmë edhe të shtunën që të vijnë të aplikojnë se jemi hapur. Të shmangin radhët e grumbullimet prej covidit.”, – thanë nga ministria.
“Tani e mora. Më kishte skaduar në 2019. S’më kishte hyrë në punë.- Do votoni tani që e keni kartën? Si të ma jap penalltia. Nuk më intereson politika fare.”, – tha një qytetar.
Por nëse pensionistët po shfaqin më tepër interes për aplikim, të rinjtë ndikuar nga pandemia nuk po nguten në rinovimin e kartës ID apo pashaportës të skaduar, aq më tepër prej politikës.
“Kam qe ne muajt e parë të fillimit të covidit që nuk kam pashaportë e kartë identetiti më kanë skaduar. I kam konsideruar si para të shpenzuara kot kur nuk mund ti shfrytëzoj se smund të lëviz jashtë vendit. Kështu që sbesoj se do votoj…”, – tha një tjetër.
Diskutime rreth kësaj post