Konkurrentja e “Përputhen”, Sindi, ka zhvilluar së fundmi një mini intervistë me ndjekësit në Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve.
Një prej tyre e ka pyetur Sindin nëse është e vërtetë që është e lidhur me Locon. Ajo ka etiketuar Elvisin dhe ka shkruar:
“A di gjë ti Loco, se na bënë të lidhur këta?”.
“S’më kanë thënë gjë akoma. Pres ta marr vesh nga portalet. Ishallah s’më dalin fotot me Atdheun se na fikën”, – i përgjigjet Elvisi me ironi.
Me këto reagime, dyshja kanë lënë të kuptohet se nuk janë bashkë.
Diskutime rreth kësaj post