Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit më 25 prill. Ahmetaj fillimisht ka deklaruar se po punon momentalisht në qarkun e Tiranës, por ngelet për t’u parë deri në 5 mars kur do të publikohen listat e PS.
“Shpejt është për të folur, besoj që listat do dalin diku në 5 mars, në bazë të kodit të ri, unë jam i pozicionuar që nga 2017 në qarkun e Tiranës, gjithsesi ngelet për tu parë, po punoj në qarkun e Tiranës, le te shohim”, – tha Ahmetaj për News24.
Diskutime rreth kësaj post