Agron Duka është i vetmi aleat që e ka mbyllur marrëveshjen me Partinë Demokratike për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare, partia e të cilit ka në fokus bujqësinë.
Duka nuk ndan të njëjtin mendim me PD, e cila ka premtuar që për 4 vite nuk do t’i ndryshojë taksat.
“Nuk jam i mendimit që të kemi një postulat ose një shprehje të tillë që nuk ndryshojmë sepse çdo politikë fiskale do të shihet se çfarë rezultati do të japë gjatë zbatimit të saj dhe ndoshta rrugës mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, kjo nuk është diçka që betohet mbi Bibël apo Kuran.”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post