Moderatorja e televiziont Zjarr-tv, Greta Hoxha sapo shënoj një tjetër sukses në karrierën e saj. Bukuroshja Hoxha, si askush tjetër, jo vetëm që theu tabunë, por pranoi formatin e transmetimit të edicionit informativ ku shfaqej me “dekolte”, ku padyshim kjo dalje ishte guxim për vetë mentalitetin shqiptar, ku mori goxha vëmendje si brenda dhe jashtë vendit.
Por kësaj here, Greta na ka njohur me një tjetër talent të saj, që është aktrimi me një interpretim brilant nga ana e saj, që u shfaq në televizionin e Zjarr-tv, me një video ku trasmetonte për publikun një tekst, që lidhej ngushtë me realitetin shqiptar.
Nëpërmjet tekstit, Greta përcjell, mesazhin “goditës”, ku nëpërmjet ironisë dhe sarkazmës së hollë që e karakterizon, moderatorja shënon një tjetër sukses profesional.
Janë pothuajse mbi 40 mijë ndjekës, të cilët kanë pëlqyer këtë prezantim të ri, të moderatores Hoxha.
E pyetur për këtë sukses, Hoxha përgjigjet:
“U mundova të jem krejt natyrale si gjithmonë dhe kjo ndoshta më ndihmoi të arrij shikueshmëri të lartë”.
E pyetur gjithashtu se: A do ta vazhdojë këtë format të ri, apo ishte një rast i shkëputur?
“Ky format do vazhdojë dhe do të jem sigurisht gazetare dhe “aktore”, në materialet në vijim.”-shprehet Hoxha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post