Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Pogradec ku ka ndjekur nga afër punimet përgjatë vijës liqenore deri në qytet.
“Pogradec – Sistemimi i nyjes ndarëse në hyrje të qytetit plotëson zinxhirin e projekteve të infrastrukturës përgjatë vijës liqenore deri në qytet, ku së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit, pas sigurimit të financimit e përfundimit të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
#PunëJoGjumë
#SkaKohëPërPushim”, – shkruan Rama.
Ndërsa ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se investimi ka filluar edhe në blloqe brenda qytetit.
“Pogradeci prej 3-4 vitesh ka pasur një fluks investimesh duke e kthyer në një pol shumë tërheqës”, – u shpreh ai.
Sakaq Rama theksoi se Pogradeci me projektet në proces do transformohet, ndërsa u shpreh se sipas tij ky transformim mund të kishte qenë më i shpejtë nëse do të ishte kryetar bashkie, kryetari që është sot.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post