Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se institucionet shqiptare duhet të kishin nisur hetimet për kullat që po ngrihen, si edhe burimin e të ardhurave.
Deklarata e Hoxhës:
“U kërkua fakt, në përgjime del që ato maskarenjtë e Ndranghetas flasin për tre kulla në qendër të Tiranës. Kjo është indicie, por fakti që është që këto tre kullat po ndërtohen, ku kanë thënë ata. Por a ka thënë njeri me çfarë parash po ndërtohen dhe kush po i ndërton?
Këtu hyjnë prokuroria, pastrimi i parave, Dogana, Tatimet, nga u vjen lënda e parë. Krimi i organizuar nuk shkon të bëjë llaç vetë, por çon lëndën e parë. Ndërtimi është prioriteti i krimit të organizuar për të pastruar paratë, prandaj është industria më e suksesshme” tha Hoxha për abc news.
Diskutime rreth kësaj post