Pavarësisht ndryshimit të pushtetit në SHBA, një gjë nuk lëviz, “lista e zezë” për personat “non gratta” që ka shpallur qeveria amerikane. Ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri dje një tjetër rikujtesë për partitë që kandidatët për zgjedhjet të jenë të pastër, pa probleme me ligjin.
Pyetur nëse kjo listë do të zgjerohet, Kim nuk e komentoi.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla:Pse e vizitoni kaq shpesh Celibashin?
Yuri Kim: E kam vizituar vetëm një herë. Paritë kanë rënë dakord për disa marrëveshje, dhe duhen mbajtur. Implementimi i teknologjisë ishte një prej tyre, dhe mendoj që po ecet me hapa të ngadaltë. Dërgova një mesazh, por nuk favorizon një palë apo një tjetër. Nuk e bëj për të favorizuar opozitën, ndava një postim të ministrit Çuçi dhe ra dakord edhe opozita.
Sokol Balla: Reaguat dy herë duke na kujtuar për listën e zezë të DASH. Ku është lidhja me zgjedhjet?
Yuri Kim: Kur takoj shqiptarë të thjeshtë. Një gjë që më flasin është korrupsioni. Më flasin se duan politikanë më të mirë. Njerëzit janë të zgjuar, e dinë kush është kush. Shqipëria ka ligje (dekriminalizimi) që i mban të dënuarit larg, por ka edhe të tjerë. Kryetarët e partive duhet të zgjedhin me kujdes kandidatët. Sa herë bëj postime, çdokush bën sikur e kam me palën tjetër. I flas Ramës, Bashës dhe Kryemadhit. Është përgjegjësia juaj dhe po flas me ju.
Sokol Balla: A do zgjerohet lista e zezë e DASH?
Yuri Kim: Nuk e komentoj dot.
Diskutime rreth kësaj post