Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se qeveria mashtroi me spitalin e Fierit, i cili sipas tij nga 421 shtretër, do të katandiset në 150.
Deklarata e Vasilit:
Spitali i Fierit, thjesht mashtrim ordiner, nga 421 shtreter katandiset ne 150!
-Sot Manastirliu tha:
“Me financimi e Republikës së Turqisë mike puna ka filluar për ndërtimin e një spitali me kapacitet 150 shtretër në Fier”.
Aktualisht Spitali Rajonal i Fierit ka nje kapacitet prej 421 shtreter.
Kryetari i Bashkise se Fierit Subashi deklaronte vite me pare se ne Fier do te ndertohej nje nga Spitalet me te medhenj te Ballkanit së bashku edhe me nje Universitet Mjeksor.
Per Projektin e Spitalit te Ri ne Fier studio Atelier 4 pergaditi projektin, qe u financua disa qindra mijra euro nga Ministria e Shendetesise.
Ky projekt parashikonte nje kapacitet prej 400 shtreterish dhe nje financim rreth 50 milion euro dhe punimet do te fillonin qe ne 2017 sipas Kryetarit te Bashkise.
-Edi Rama deklaron se :
” do të realizojë objektivin që kemi në Fier, një spital që i shërben të gjithë zonës së jugut. Në vend që të ikin në Turqi ata që e kanë fiksim të ikin në Turqi të vinë këtu dhe të kenë të njëjtin shërbim si në mes të Stambollit”.
Nje Spital me 150 shtreter qe i sherbekërka gjithe jugut, kete budallek vetem nje si Edi Rama mund ta thote.
U mbars mali dhe polli nje mi.
Nga 421 shtreter qe ka spitali i Fierit katandiset ne vetem 150 shtreter.
Sa per Universitet Mjekesie kot te flasim se eshte thjesht nje genjeshter idiote si cdo genjeshter rilindase.”-shprehet Vasili.
Diskutime rreth kësaj post