Nënkryetari i LRI Klevi Pojana, ka bërë me dije se ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në njësinë 8 i është bashkuar formacionit politik të LSI.
Pojana ka shprehur kënaqësinë e afrimit të figurës së re në gjirin e partisë që ai bën pjesë dhe thekson se sëbashku do të bëjnë të mundur rikthimin e Shqipërisë në binarët e shtetit të së drejtës.
Deklarata e Pojanasit:
“Kënaqësi që avokat Kujtimi, ish drejtuesi i Partisë Socialiste, asaj të socialistëve të vërtetë në njësinë 8, të jetë krah nesh në betejën e madhe për ta rikthyer sërish Shqipërinë në binarët e një shteti të drejtë e social, ku sundimi i ligjit dhe mirëqenia sociale nuk janë vetëm propagandë por REALITET!”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post