Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka shpërndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video të kryeministrit Rama dhe paralajmëron se në 25 prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie. Sipas Bardhit shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës Rama dhe në 25 prill do të ndodhë ndryshimi i madh.
Postimi i Bardhit
“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.
Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.
Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin”, shkruan Bardhi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post