Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ishte sot në Cepo të Gjirokastrës ku zhvilloi një takim për zgjedhjet e 25 prillit, me krerët drejtues të PS në këtë zonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Çuçi thekson se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.
“Me kryetarët e organizatave socialiste në Cepo të Gjirokastrës. Vijojmë punën për organizimin elektoral drejt 25 prillit. Nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja. Shihni kush kërkon të vijë në pushtet, për të kuptuar se kthimi prapa do të ishte fatal për Shqipërinë. #BashkëMePartinëSocialiste #PërShqipërinëQëduam”, shkruan ministri.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post