Stilistja e njohur Anila Konomi komentoi veshjet e politikanëve shqiptarë dhe mesazhin që ata përcjellin nëpërmjet saj. E pyetur për stilin e kryeministrit, stilistja tha se Rama ka goxha premisa për t’u marrë me modë.
“Më i komentuari për veshjen është Zoti Rama dhe më thënë të drejtën, mua personalisht më pëlqen shumë mënyra se si ai luan dhe flet me veshjen.
Për shembull mund të them që ka një fjalor shumë të pasur nëpërmjet kollares së tij. Aty ai shpreh jo vetëm stilin që ka dhe zhurmën që ka qejf të ndezë, por është i qartë dhe flet shumë mirë.
Më ka pëlqyer kohët e fundit, sepse përdor shumë kostume që për shumicën e njerëzve do të thoshin ‘çfarë është ky kostum’.
Për të mos folur për pjesën e pantallonave që pastaj është shumë afër tutave, por edhe veshjes shqiptare. Po të shikosh burrat në parlamentin e parë shqiptarë kanë pasur të tillë pantallonash të veshura.
Duhet të themi këtë që Zoti Rama ka thënë që pas politikës do merret me modë, do jetë stilist. Unë them që ka goxha premisa, mund të kemi ndonjë bashkëpunim, jam e hapur”, – u shpreh ajo e ftuar në “Wake Up”.
Diskutime rreth kësaj post