Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ai nuk ka se çfarë dëshmon më për 21 Janarin. Sipas tij Rama po e përdor këtë çështje politikisht para zgjedhjeve.
“Çfarë ka pasur Berisha për të dëshmuar, i ka dëshmuar. Kjo është një farsë elektorale e Edi Ramës, që nuk u kujtua tetë vite për hetim, por e la tani dy muaj para zgjedhjeve. Sikundër kaloi një ligj për t’i bërë dëshmorë një vit më parë dhe ua dha certifikatën dy muaj para zgjedhjeve,” tha Berisha në Syri TV.
Sipas Berishës, Rama meriton dënim të përjetshëm për grushtin e shtetit dhe sulmin ndaj qeverisë.
“Komandantin e grupit të zjarrit e ka zgjedhur kryetar bashkie,” tha Berisha, duke theksuar se ngjarja pati tronditur edhe NATO-n.
“Sekretari i radhës i OSBE e ka quajtur përpjekje për grusht shteti,” tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post