Bejtexhitë gjejnë gjithnjë një burim frymëzimi kur duan të bëjnë diçka. Kështu ka ndodhur edhe me grupin e Polifonisë së Guri Rrokajt, i cili i ka kushtuar një këngë Presidentit Erdogan pas lajmit se Turqia do të financojë ndërtimin e një spitali në Fier.
“Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj”, thuhet në një pjesë të këngës, ndërsa më tej theksohet se “Turqia e ndihmoi Shqipërinë si nëna evlatin”.
Vargjet:
“Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!”
Video:
Diskutime rreth kësaj post