Para disa ditësh Ledjana vendosi të bënte një pauzë nga “Përputhen”. Ajo kërkoi kohë nga produksioni për të marrë veten dhe për t’u përshtatur.
Ledjana është rikthyer në puntatën e sotme, duke bërë të ditur se ka vendosur të qëndrojë në program. Konkurrentja falenderoi produksionin për kohën që i dhanë, si dhe sqaroi disa komente në rrjete sociale.
Reagimi i Ledjanës:
“Mendoj se këto pak ditë që mora pauzë ishin të mjaftueshme që dhe unë të reflektoja dhe të isha pak më e qetë. Këto ditë nuk i kam ndjekur episodet e “Përputhen” se doja të isha komplet jashtë, të mos dija se çfarë ndodhte në brendësi. Pata shumë komente edhe mesazhe nga publiku. Kishte shumë që më thonin ka qenë produksioni ai që të ka kërkuar largimin, por ishte dëshira ime. Produksionin e falenderoj që më dha kohën e duhur që unë të reflektoja dhe të isha më e qetë”, -u shpreh Ledjana.
Diskutime rreth kësaj post