Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj thotë se LSI deri tani e përjashton mundësinë e një koalicioni me PS pas 25 Prillit.
Sipas Mehmetajt, opozita ka firmosur një marrëveshje që në 2019 dhe se luftojnë së bashku për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Deklarata e Kejdi Mehmetaj:
“Zonja Kryemadhi ka pasur një qëndrim të qartë për këtë gjë, madje në një intervistë para dy ditësh nga Bashkia e Fierit ka thënë që jemi në një pikë kompromisi me të gjitha partitë që janë sot në opozitë me të cilat do të futemi në një koalicion më 25 prill. Pra kemi një kompromis që është largimi i Edi Ramës. Në këtë aspekt jemi të vendosur, të qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë dallim apo pikëpyetje.”-tha Mehmetaj.
Diskutime rreth kësaj post