Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike propozimet e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve. Mësohet se kanë paraqitur dokumentacionet për propozimet përkatëse vetëm PD, PS dhe LSI, ndërkohë që PSD që drejtohet nga Tom Doshi ka bërë dorëzim të pjesshëm të tyre.
Kjo parti ka dorëzuar komisionerë vetëm në Shkodër dhe Tiranë, dhe pse ka nga një vend në të gjithë Shqipërinë. Tashmë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi do të vendosë nëse vendet bosh do të zëvendësohen me emra të PS-së, apo do emërohen kandidatë nga shoqëria civile.
Njoftimi i KQZ-së:
“Përditësim informacioni lidhur me propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve. Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionit Rregullator dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanëPartia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate.Këto parti politike dorëzuan brenda afatit propozimet e tyre, të cilat u morën në shqyrtim nga Administrata e KQZ-së.
Sipas procedurave ligjore, në rastet e konstatimit të mangësive apo parregullsive, partitë politike u njoftuan përplotësimin e dokumentacionit.
Aktualisht,ka përfunduar shqyrtimi i propozimeve dhe dokumentacionit përkatës të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, ku rezulton se PD, PS, LSI i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.
Pas përfundimit të depozitimit shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Diskutime rreth kësaj post