Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate, dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë.
Por mandate të sigurt në Qarkun e Tiranës synojnë edhe aleatët e tjerë Mediu i Republikanëve dhe Shpëtim Idrizi i PDIU, pretendimet e të cilëve janë më shumë se 1 kandidat.
Bëhet me dije se çamët kërkojnë nga kryedemokrati Basha vend të sigurt edhe në Fier e Vlorë, por grupi negociator i ngritur në selinë për marrëveshjen me aleatët, duhet të llogarisë edhe pretendimet e Vangjel Dules të PBDNJ, i cili sipas të njëjtave burime, ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.
Ky i fundit pretendon Vlorën, por nuk i thotë jo, as vendit të sigurt në Korçë. Përfaqësim, ndonëse në lista jo të sigurta kërkon edhe në Gjirokastër.
Diskutime rreth kësaj post