Presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden i është dhëna llogaria e tij e re nga zyra presidenciale në Twitter, por është detyruar ta fillojë atë me zero ndjekës.
Llogaria e re @PresElectBiden do të shndërrohet në zyrtare @POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara ) në ditën e inagurimit në 20 janar.
Në gjashtë orët e para të saj në internet rreth 800.000 persona filluan ta ndjekin llogarinë e Presidentit.
Fushata e Biden është e pakënaqur me lëvizjen , e cila shënon një ndryshim nga tranzicioni i mëparshëm i llogarisë së presidentit Barack Obama.
“Donald Trump trashëgoi rreth 13 milion ndjekës të llogarisë Potus kur u transferua nga Z.Obama tek ai, por kjo nuk do të ndodhë këtë herë. “– shkruan BBC.
Twitter nuk ka shpjeguar pse u mor ky vendim dhe tha se nuk kishte asgjë tjetër për të shtuar.
Diskutime rreth kësaj post