Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë.
Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish. Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri.
Pjesë nga debati:
Artan Lame: Jo jo të lutem, kjo është akuzë… Me thuaj emrat e gjobëvënësve.
Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.
Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…
Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo jo…
Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.
Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…
Arjan Curi: Po hajde ikim pra.
Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?
Arjan Curi: Po pse jo?
Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio.
Arjan Curi: Po më i përmend unë..
Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.
Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.
Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!
Diskutime rreth kësaj post