Partia Republikane në zgjedhjet e 25 prillit në rast se nuk do të arrijë një marrëveshje për të qenë në koalicion me Partinë Demokratike, do të garojë e vetme.
Kështu ka deklaruar kreui Republikanes, Fatmir Mediu.
Pjesë nga intervista:
Fatmir Mediu: Unë jam i gatshëm të shkoj të kontribuoj, atje ku shtoj një votë më shumë për koalicionin. Janë 36 kandidatë të Tiranës dhe do t’jua shpjegoj pse…
Alban Dudushi: Dukej si një demosntrim force kjo… që edhe po nuk ramë dakord, unë dal i vetëm …
Fatmir Mediu: Pa dyshim që po nuk ramë dakord, do të dalim dhe vetëm, se Partia Republikane nuk do të stopojë jetën politike të vetën, në qoftë se nuk do të arrijmë në mirëkuptim.
Alban Dudushi: Po në rast se dilni vetëm, janë kostot më të mëdha për ju, apo për PD-në dhe opozitën?
Fatmir Mediu: Edhe për PD-në, edhe për PR-në. E kam thënë, për mua është më mirë, më pak mandate për Partinë Republikane dhe të iki Rama si kryeministër, se sa të ketë 20 mandate dhe të rrijë Rama kryeministër. Nuk po bëj pazar. Kam një qëllim për t’i shërbyer, sepse …. Po ju them diçka. Ajo që më bën të ndihem mirë sot, është marrëdhënia me demokratët dhe republikanët kudo që janë. Ata më kanë ngritur në një status tjetër social, politik dhe shoqëror. Unë u bëra kryetar partie, u bëra deputet, disa legjislatura. Edhe ministër dy herë, për shkak të besimit të atyre njerëzve. Dhe për mua është shumë e rëndësishme që të mos e prish atë lloj besimi dhe atë lloj marrëdhënie. Dhe për këtë jam krenar që marrëdhëniet tona kanë qenë shumë korrekte.
Diskutime rreth kësaj post