Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa u shpreh se Partia Socialiste do ketë një fitore të padiskutueshme në këto zgjedhje ka edhe një sugjerim për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Balla tha se PD duhet ta përdorë mandatin opozitar 2021-2025 për të riformatuar partinë.
Reagimi i Taulant Ballës:
“Unë nuk dua të bëj parashikime të tilla. LSI është në një proces vetëshkatërrimi. Përfaqësues, deputet, ish anëtarë të saj po largohen nga LSI. E vërteta është që PD duhet ta shfrytëzojë mandatin 2021-2025 në opozitë për të riformatuar partinë. Jo të jetë kryetar ‘de juro’ Lulzim Basha dhe ‘de facto’ Sali Berisha,”- tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post