Në 29-vjetorin e krijimit të FRESSH, Elisa Spiropali mbajti një fjalim frymëzues dhe bëri disa premtime për publikun. Ajo u kthye pas në kohë për të kujtuar krijimin e FRESSH dhe cfarë ka mësuar që nga fillimi i punës së saj. Ajo gjithashtu premtoi se nëse PS do të fitojë mandatin e tretë, Shqipërinë e pret një e ardhme e bardhë pa korrupsion dhe me një Kryeministër që nuk hakmerret kurrë.
Fjalimi i plotë i Spiropalit:
“FRESSH më mësoi të punoj në ekip, të udhëtoj për të njohur dhe kuptuar Shqipërinë.
FRESSH më dha miq kudo, që kurrë nuk i harroj.
FRESSH ishte një shkollë. Sot është një mundësi e madhe. Për t’u bashkuar rreth vizionit plotësisht të mundshëm të Shqipërisë Evropiane. Me punë që të nderon. Me respekt për ligjet por edhe për të drejtat. Me administatë të meritës jo të tarafit. Me qytete të rilindura. Me fshatra të mbjellë. Me shkolla moderne. Me mësues të denjë.
Ne Shqipërinë e kemi ngritur në këmbë. Në mandatin e tretë Shqipëria do të vrapojë. Me Edi Ramën, Kryeministrin më të mirë të 30 viteve. Që nuk hakmerret për dje. Që nuk mendon vetëm për sot. Por punon për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve shqiptarë në mes të Evropës.
Gëzuar ditëlindjen FRESSH!
Forcë dhe guxim!
E mira është e gjitha përpara!
#FRESSH29 #PS3″-shkruan Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post