Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rrëfyer se është e dashuruar, por nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.
E ftuar në emisionin “Rudina“, ajo u shpreh se “dashuria është gjithçka, është vetë jeta“, ndërsa u shpreh se pa familjen e saj nuk do mund të mbijetonte.
“Dashuria është gjithçka, është vetë jeta. Patjetër që po, jam e dashuruar,“– tha këngëtarja.
Teksa moderatorja e emisionit e ngacmoi më shumë për të ditur rreth jetës private të Mariza Ikonomit, duke i kërkuar emrin apo gërmën e parë të emrit të dashurisë së saj këngëtarja u përgjigj me shaka: “Zh.”
“Paske bërë rrugë të gjatë deri tek ZH-ja,”– shtoi moderatorja. “Kam marrë gjithë gërmat e alfabetit (qeshin) Ishte shaka,”- qeshin.
Ndërsa kur u pyet ku është dashuria e saj në këto momente, Mariza Ikonomi u përgjigj: “Në shtëpi, (I dërgon puthje nga ekrani).”
Diskutime rreth kësaj post