Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, i ka kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që deputetët të jenë në listat prioritare për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.
Kërkesa e Enver Roshit:
“Të hartohet një listë për ne, edhe për ata deputetë që nuk e kanë kaluar e për grupe të tjera, që të mos preken deputetët nga Covid-i, që të vaksinohemi, të jemi në grupet prioritare, jo para atyre që janë në frontin e luftës, por në vijën e dytë apo të tretë të përfshihen deputetët për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid”, tha Enver Roshi.
Por kërkesa e tij është kundërshtuar nga kryeministri Rama, i cili deklaroi se “asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do ta marrë vaksinën më përpara”.
Kujtojmë se deputeti Enver Roshi e kaloi koronavirusin, pasi u dërgua për kurim drejt Turqisë.
Diskutime rreth kësaj post