Temperaturat kanë filluar të pësojnë ulje të ndjeshme sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa gjatë mbrëmjes do të ulen në tërë rajonin. Ky është fillimi i depërtimit të acarit arktik, por kjo është tërësisht normale sepse jemi në mes të dimrit.
Temperaturat minimal gjatë netëve dhe mëngjeseve të ardhshme në viset tona kontinentale do të sillen nga – 6 deri në -15 gradë Celsius, ndërsa në disa vise malore ato mund të ulen deri në -18 ose -20 gradë Celsius. Minuset do të prekin edhe viset bregdetare në Shqipëri.
Herë pas here, vende-vende priten edhe fjolla dëbore ose rrebeshe lokale bore, ndërsa të dielen në Kosovë sipas ecurive aktuale priten reshje të herëpashershme bore.
Acari do të fillojë të zbutet afërsisht nga e mërkura.
Diskutime rreth kësaj post